Qëlloi për vdekje 40-vjeçarin, publikohet fotoja e autorit të krimit në Laç

Qëlloi për vdekje 40-vjeçarin, publikohet fotoja e autorit të krimit në Laç

Është publikuar fotoja e Emiljan Sutit, i njohur edhe me emrin Artur Suti, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit si autori i dyshuar i vrasjes së 40-vjeçarit Ilir Gjini, të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Laç. Sipas hetimeve paraprake, Suti dyshohet se ka qëlluar disa herë me armë zjarri ndaj viktimës, në momentin kur ai kishte zbritur nga automjeti dhe po hynte në pallatin ku banonte. 40-vjeçari, i njohur edhe me mbiemrat Kokaj, Lika dhe Nure, ka qenë në këmbë në momentin kur është qëlluar me shtatë plumba, ndërsa po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, Emiljan Suti alias Artur Suti. Sipas të dhënave paraprake, ai ka hapur zjarr...