Protestuesi vijon me tensionet edhe pas lirimit, ngjitet në kangjella dhe hedh vezë drejt Komisariatit nr.3

Protestuesi vijon me tensionet edhe pas lirimit, ngjitet në kangjella dhe hedh vezë drejt Komisariatit nr.3

Njëri nga protestuesit e liruar këtë të shtunë nga Gjykata e Tiranës ishte edhe Niko Qarkaj. I riu u arrestua pas protestës së zhvilluar të enjten para Parlamentit. Pas daljes nga Komisariati nr. 3, Qarkaj hipi mbi kangjellat e hyrjes dhe nxori nga xhepi një vezë. “Kjo ishte arma ime”, deklaroi ai para të pranishmëve, përpara se ta hidhte vezën në oborrin e Komisariatit nr. 3. Personat e arrestuar u akuzuan për prishje të qetësisë publike, shkatërrim prone dhe dhunë ndaj policisë.