Protesta para Parlamentit, 20 protestues të shoqëruar

Protesta para Parlamentit, 20 protestues të shoqëruar

20 janë protestuesit e shoqëruar nga policia pas protestës para Parlamentit ditën e enjte. Gjithashtu, janë dëmtuar 9 punonjës policie, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Protesta e sotme para parlamentit u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe deputetëve, pas këta të fundit u qëlluan me vezë. Po ashtu, përplasje pati dhe mes protestuesve dhe policisë e cila përdori edhe gazlotsjellës ndaj qytetarëve.