Protesta e opozitës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë mbërrin para kryeministrisë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbërritur pak minuta më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para institucionit të kryeministrisë. Prania e Hitës në Bulevard vjen pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga opozita. Kujtojmë që sot në orën 19:00 opozita do të zhvillojë protestën e 7-të kombëtare përa kryeminsitrisë. Për mbarvajtjen e kësaj proteste janë angazhuar rreth 1500 forca policore.
Burimi:
javanews.al