Prokuroria e Gjirokastrës çon në gjyq një person për pastrim parash! Sekuestrohen apartamente dhe një “Benz” në Sarandë
Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një qytetar të dyshuar për pastrim parash.Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se personi me iniciale A.B., dyshohet se ka përfituar të ardhura nga aktivitete të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Këto të ardhura, sipas hetimeve, janë investuar në pasuri të paluajtshme në qytetin e Sarandës.Autoritetet kanë sekuestruar dy apartamente në lagjen ‘ 1 Maji’ dhe një automjet tip ‘Benz’, si pjesë e pasurisë së dyshuar. Dyshohet se përmes këtyre investimeve janë kryer veprime për të fshehur origjinën e të ardhurave.Njoftimi i plotë:Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës...
Burimi:
javanews.al