Pranë banesës së Rexhep Ismailit me armë në dorë, dalin detaje të reja nga arrestimi në Sarandë

Pranë banesës së Rexhep Ismailit me armë në dorë, dalin detaje të reja nga arrestimi në Sarandë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i pesë personave në Sarandë, të dyshuar se kishin udhëtuar drejt qytetit për të kryer një atentat. Sipas burimeve policore, në momentin e kapjes, dy prej të arrestuarve janë gjetur me armë në dorë dhe dyshohet se ishin gati për qitje. Ata janë ndaluar në fshatin Gjashtë të Sarandës, pranë banesës së Rexhep Ismailit, i cili u vra në muajin maj të këtij viti në qytet. Nga deklarimet e dhëna në polici, të dyshuarit nuk kanë pranuar të japin detaje për qëllimin e tyre, ndërsa kanë kundërshtuar edhe akuzën se kishin shkuar në Sarandë për të kryer një vrasje. Hetuesit po verifikojnë nëse ndalimi i tyre ka qenë rastësor apo nëse ngjarja mund të ketë lidhje...