Policia del me njoftim zyrtar për vdekjen e ish-drejtuesit të Gardës: Flamur Kolmarku u gjet i mbytur në lumin Mat
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e Flamur Kolmarkut, ish-ushtarakut të karrierës dhe drejtuesit të Gardës së Republikës, i cili u gjet pa shenja jete pas disa ditësh kërkime intensive. Përmes një njoftimi zyrtar Policia e Matit ka bërë me dije se rreth orës 10:00 të kësaj të diele, në lumin Mat, në fshatin Zenisht, u gjet trupi i pajetë i Kolmarkut. Sipas autoriteteve, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshimet e para hetimore tregojnë se ai mund të ketë humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë. “Më datë 07.06.2026, rreth orës 10:00, në lumin Mat, në fshatin Zenisht, Bashkia Mat, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. K., 56 vjeç, banues në Tiranë. Nga...
Burimi:
javanews.al