Po kalonte rrugën për në shkollë, 7-vjeçari përplaset për vdekje në Elbasan
Në ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit, ku një fëmijë 7-vjeç ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan–Librazhd. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se autpmjeti me drejtues shtetasin P.B., 61-vjeç ka përplasur për vdekje pranë një shkolle një të mitur. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Deri në këtë fazë të hetimeve nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e dinamikës së aksidentit. Autoritetet kanë nisur procedurat hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme në këtë ngjarje të rëndë. “Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka...
Burimi:
javanews.al