Plas sherri në zonën e plazhit, plagosen me thikë tre të rinj

Plas sherri në zonën e plazhit, plagosen me thikë tre të rinj

Një sherr ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në zonën e plazhit në Durrës. Bëhet me dije se tre persona janë qëlluar me thikë nga dy persona të tjerë. Dy prej të plagosurve, të cilët janë të moshës 18 dhe 20-vjeçare, kanë marrë dëmtime të shumta dhe ndodhen në spitalin e Durrësit. Ndërsa i plagosuri i tretë ka marrë lëndime të lehta dhe nuk ka pasur nevojë për asistencë mjekësore. Sipas bluve, të dëmtuar mbeten shtetasit F.B., 19 vjeç, L.C., 20 vjeç dhe U.C., 18 vjeç. Konkretisht tre të rinjtë janë përfshirë në një sherr çasti me shtetasit L.Ç., 19 vjeç dhe një 15-vjeçar. Ndërkohë, Policia po vijojnë kontrollet për kapjen e autorëve të dyshuar dhe zbardhjen  eplotë të ngjarjes.