Plani i masave për sezonin turistik, Policia: Monitorim nga ajri me dronë dhe zero tolerancë për mjetet lundruese

Plani i masave për sezonin turistik, Policia: Monitorim nga ajri me dronë dhe zero tolerancë për mjetet lundruese

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe Kryepolici Skënder Hita kanë prezantuar në Durrës këtë të premte, 26 qershor, planin e masave të ndërmarra nga Policia e Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë përgjatë sezonit veror 2026. Me qëllim mbarëvajtjen e një sezoni të qetë për miliona vizitorë, Policia e Shtetit, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare do të jenë në terren me kapacitete të shtuara, gatishmëri të plotë dhe teknologji moderne. Ndryshe nga vitet e kaluara, risia e këtij sezoni do të jetë mbështetja e integruar e njësive detare nga ajri, përmes monitorimit të pandërprerë me dronë, duke mundësuar një kontroll më gjithëpërfshirës të territorit. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari theksoi se zhvillimi i turizmit sjell jo vetëm mundësi ekonomike,...