Plagosje me thikë në Sarandë pas një sherri të çastit, 42-vjeçari përfundon në spital

Plagosje me thikë në Sarandë pas një sherri të çastit, 42-vjeçari përfundon në spital

Plagosje me thikë në Sarandë pas një sherri të çastit, 42-vjeçari përfundon në spital. Një sherr i çastit i regjistruar pak minuta më parë në Lagjen nr. 1 në Sarandë ka përfunduar me plagosjen e një 42-vjeçari.     Sipas informacioneve paraprake, gjatë konfliktit është përdorur një mjet prerës. I lënduari është transportuar drejt spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore.   Burime spitalore bëjnë me dije se 42-vjeçari ka marrë një plagë me thikë në gjoks, por ndodhet në gjendje relativisht të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.   Policia ka shoqëruar autorin po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Saranda Web