Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici
Në fundin e ndeshjes AF Elbasani 1-3 KF Tirana të zhvilluar sot në ‘Elbasan Arena’, policia ka shoqëruar dhjetë tifozë miq në komisariat. Gjithçka vjen pasi në fillimin e ndeshjes dhjetëra ultras të të dyja skuadrave kapërcyen gardhet e tribunave dhe u futën në fushë duke u përleshur mes tyre. Tension pati edhe gjatë ndeshjes. Ndërhyrja e policisë solli qetësimin e situatës.
Burimi:
javanews.al