Pastruan paratë e drogës në ndërtim, gjykata lë në burg tre persona. Një në arrest shtëpie e të tjerët në kërkim

Pastruan paratë e drogës në ndërtim, gjykata lë në burg tre persona. Një në arrest shtëpie e të tjerët në kërkim

Nga Blerina Cene Burg pa afat vendosi Gjykata e Posaçme për tre nga pesë personat e arrestuar të premten, si pjestarë të dy prej organizatave më të mëdha të narkotrafikut dhe pastrimit të parave. Kështu në qeli do të qëndrojnë Orest Sota, Orgest Birçaj dhe Dritan Aga. Edmond Jaupi u vendos në izolim shtëpiak, kurse u lirua në këmbim edhe të garancisë pasurore Gëzim Islami, për shkak të problemeve shëndetësore. Masa e sigurisë ishte caktuar në orën 9:00 të mëngjesit për të rifilluar në 13:00, pasi avokatët e të arrestuarve kërkuan kohë të njihen me fashikujt hetimorë. Të pestë dyshohen si pjesëmarrës në organizatën e përbërë nga 20 persona dhe kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin me role të ndara e të koordinuara. Kurse Ilir Shtufi...