Pas vendimit të GJL, 7 ish-zyrtarë duan lirim nga paraburgimi

Pas vendimit të GJL, 7 ish-zyrtarë duan lirim nga paraburgimi

7 ish zyrtarë e ish punonjës policie, të arrestuar me kërkesë të SPAK, dorëzuan pranë Gjykatës së Posaccme, kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë, pas vendimit unifikues të dhënë nga Gjykata e Lartë mbi “Arrestin në burg”. Ndër argumentet për zbutjen e masës, është dhe arsyetimi i Kolegjeve të Bashkuara, që kërkojnë nga shkallët më të ulëta që heqja e lirisë të jetë opsioni i fundit, të shqyrtojnë masa e tjera më të buta dhe ngarkoi prokurorinë me barrën e provës për nevojën e “Arrestit në burg”. Mes zyrtarëve që kërkon zbutje të masës së sigurisë është edhe ish ministri Ilir Beqaj, i cili bashkë më vendimin unifikues ka ofruar dhe 20 mijë euro garanci pasurore. Po ashtu pas vendimit të Gykatës së Lartë,...