Pas Selmanajt, zbulohet celular edhe në qelinë e “Gaxhait” në burgun e Peqinit
Pas zbulimit të një telefoni celular në qelinë e Bledar Selmanajt, i akuzuar për vrasjen e Xhulio Bullarit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka intensifikuar kontrollet në burgun e Peqinit. Gjatë kontrolleve të befasishme të ushtruara nga Forcat Operacionale, është zbuluar celular edhe në qelinë e Gazmend Brakës, i njohur ndryshe si “Gaxhai”. Bëhet me dije se gjatë verifikimeve janë gjetur në total katër aparate celularë, ndërsa po punohet për të identifikuar mënyrën se si pajisjet janë futur brenda ambienteve të burgut. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve lidhur me aksionin dhe masat që pritet të merren pas zbulimit të pajisjeve të ndaluara. Kontrollet në institucionet penitenciare janë shtuar ndjeshëm javët e fundit, në kuadër të masave...
Burimi:
ntv.al