Parashikimi i motit për sot! Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit

Parashikimi i motit për sot! Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura; prej orëve të mesditës deri ato pasdite. Vranësirat e dendura do të pasohen me reshje lokale dhe afatshkurtra shiu me intensitet të ulët, kryesisht lindje e jug të territorit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.