Parandalohet një vrasje në Sarandë, 5 të arrestuar – dy prej tyre u kapën me armë dhe silenciator
Parandalohet një vrasje në Sarandë, 5 të arrestuar – dy prej tyre u kapën me armë dhe silenciator. Policia e Sarandës njofton se ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, duke arrestuar 5 persona gjatë operacionit të koduar “Silenciatori”. Sipas Policisë, S. M., 32 vjeç, nga Tirana, dhe A. K., 26 vjeç, nga Kavaja, u kapën në flagrancë në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, teksa kishin nxjerrë nga automjeti dy pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator dhe qëndronin në pritë në një zonë pa ndriçim. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se personat kishin ardhur në Sarandë me qëllim kryerjen e një vrasjeje. Gjatë operacionit u arrestuan edhe V. H., 20 vjeç, V. P., 31 vjeç dhe F. B., 21 vjeç, për “Moskallëzim...
Burimi:
shkodraweb.com