Operacion në Sarandë, lëvizte i armatosur në qytet, prangoset 30-vjeçari nga Vlora
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje, duke vënë në pranga një 30-vjeçar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Operacioni erdhi si rezultat i punës së pandërprerë për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe falë informacioneve të siguruara në rrugë operative. Forcat e rendit kishin marrë informacion paraprak se një shtetas po lëvizte i armatosur brenda qytetit bregdetar. Mbi bazën e këtyre të dhënave, shërbimet e policisë lokalizuan në lagjen nr. 4 automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin D. Z., 30 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit të befasishëm fizik ndaj drejtuesit dhe kontrollit të imtësishëm në brendësi të mjetit, efektivët gjetën dhe sekuestruan: 1 armë zjarri pistoletë; 1 krehër me fishekë luftarakë. Procedimi ligjore Në...
Burimi:
javanews.al