“Nuk është e hijshme të mbahem në kafaz”. Shtyhet seanca për Veliajn, mungojnë kryebashkiaku dhe Dumani
Seanca në Gjykatën e Posaçme ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe 18 të bashkëpandehurve të tjerë të tij, që nisi këtë të mërkurë, u shty për në datën 16 qershor. Veliaj vetë nuk mori pjesë në të, por u përfaqësua me avokatin Plarent Ndreca. Në sallë ishte gjithashtu i pranishëm vetëm prokurori Ols Daso, ndërsa mungonte prokurori tjetër i çështjes, Altin Dumani. Mësohet se Veliaj i ka dërguar një shkresë gjykatës duke i bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në seancë pasi mbajtja në kafaz e tij nuk është as e hijshme as dinjitoze dhe për këtë arsye kërkoi të përfaqësohet nga avokati. Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatëve të të pandehurve të tjerë, ndërsa u pezulluan...
Burimi:
javanews.al