“Nuk e përshkruaj dot këtë dhimbje kaq të madhe”, përlotet nëna e Bleona Matës

“Nuk e përshkruaj dot këtë dhimbje kaq të madhe”, përlotet nëna e Bleona Matës

Bukurie Mata, nëna e Bleona Matës, e cila rezulton e zhdukur prej 16 vitesh, ka rrëfyer në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN dhimbjen dhe pritjen e gjatë për një lajm mbi fatin e vajzës së saj. Bleona Mata u zhduk kur ishte vetëm 6 vjeçe, teksa po kulloste bagëtitë bashkë me të afërmit dhe nuk u kthye më. Në Ditën Ndërkombëtare për Fëmijët e humbur, Bukurie Mata mes lotësh shprehet: “Nuk e përshkruaj dot këtë dhimbje kaq të madhe. U bënë 16 vite që as nuk ia kam parë fytyrën! Deri tani vetëm presim, një lajm sa më të mirë, sa më të gëzuar”. Ndërkohë, gazetarja Odeta Dume, e cila e ka ndjekur rastin prej afro 8 vitesh, bëri me dije se së fundmi ka...