Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Një shqiptar është gjetur i vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të marte në Kalamata. Mediat helene raportojnë se burri u gjet i pajetë brenda një stalle në lagjen Bournias të Kalamatës, ndërsa në kokë kishte shenja të shkaktuara nga arma e zjarrit. Shqiptari dhe një person tjetër ishin lejuar nga pronari i stallës që të qendronin aty. Ka qenë pronari i stallës ai i cili e ka gjetur të pajet shqiptarin dhe menjëherë ka njoftuar policinë. Theksohet se policia ka nisur hetimet, edhe pse për momentin situata mbetet ende e paqartë.
Burimi:
javanews.al