Ngacmoi seksualisht një të mitur, policia arreston 31-vjeçarin në Tiranë

Ngacmoi seksualisht një të mitur, policia arreston 31-vjeçarin në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 31-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet për “Ngacmim seksual” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”. Sipas hetimeve Julian Alla ka mbajtur një të mitur 13-vjeçar në banesën e tij në rrugën “Bardhyl” më datë 23 korrik. Kanë qenë familjarët të cilët kanë bërë kallëzim në polici. I mitur gjatë deklarimeve në prani të prindit dhe psikologut ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga 31-vjeçari.