Nga ndryshimi i emrit te ruajtja speciale/ Gjyqtari zbulon çfarë ndodh me një ‘bashkëpunëtor të drejtësisë’
Gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Florjan Kalaja ishte i ftuar këtë të martë në studion e QUO VADIS. Ai u ndal tek garancitë që u ofrohen bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e tyre, duke iu referuar Konventës së Palermos. Kalaja u shpreh se Konventa e Palermos përcakton standarde të qarta që shtetet ratifikuese duhet t’i përfshijnë në legjislacionin e tyre. Kalaja shtoi se Shqipëria e ka miratuar për herë të parë ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve në vitin 2004, duke e konsideruar atë si bazën ligjore për garantimin e sigurisë së bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe familjarëve të tyre. Pjesë nga biseda: Borakaj: Garancitë që i ofrohen një bashkëpunëtori të drejtësisë, si garantohet jeta e tij gjatë marrjes së dëshmisë, por edhe më...
Burimi:
javanews.al