Nga dreka, te plumbat që u morën jetën! Detaje nga ekzekutimi i çiftit në Lezhë: Mujeci, i akuzuar për vrasje

Nga dreka, te plumbat që u morën jetën! Detaje nga ekzekutimi i çiftit në Lezhë: Mujeci, i akuzuar për vrasje

Shtetasi Kreshnik Mujeci, 39 vjeç, banues në Torovicë, dhe bashkëshortja e tij, Gentiana Mujeci, 32 vjeçe, gjithashtu banuese në Torovicë, janë viktimat e atentatit të sotëm në rrugën Balldren-Torrovicë, në Lezhë. Gazetari Igli Çelmeta, solli detajet e atentatit nga vendngjarja: “39-vjeçari dhe bashkëshortja e tij po lëviznin me një automjet tip Audi Q7. Automjeti është bërë shoshë nga plumbat, ku nga verifikimet paraprake, sipas grupit hetimor, është qëlluar mbi 30 plumba në drejtim të makinës ku udhëtonin burrë e grua. Sipas verifikimeve dhe hetimeve paraprake nga grupi hetimor, dyshohet se autorët kanë lëvizur me dy mjete, pasi kanë vëzhguar dhe monitoruar pothuajse të gjitha lëvizjet e viktimës ditën e sotme”. Sipas gazetarit, “ende policia nuk ka prova për automjetin që kanë përdorur autorët, edhe pse...