Në SPAK për 50 mijë lekë korrupsion, Braho: Të rritet fasha e vlerës që hetojmë!

Në SPAK për 50 mijë lekë korrupsion, Braho: Të rritet fasha e vlerës që hetojmë!

Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho kërkoi sot rishikimin e legjislacionit për veprat penale që shkojnë në institucionin që ai drejton. Megjithëse deklaroi se SPAK-u në këto momente nuk ka nevojë për ndryshime të rëndësishme në legjislacion, tha se fasha e veprave të korrupsionit nga 50 mijë lekë të reja, duhet të rritet, pasi kjo, sipas tij, rrit numrin e çështjeve. Vatë Staka: Ngarkesa juaj e punës është shumë e madhe. A duhen bërë ndryshime në procedurë, a duhet të liroheni ju nga ngarkesa e madhe që keni? Braho: Ngarkesa është e lartë, do rritet dhe më tej, por mendoj se numri 20 I prokurorëve është i mjaftueshëm. Lajmi I mirë është që do fillojmë rekrutimin e 40 hetuesve të tjerë në BKH. Është një numër...