Në GJKKO zhvillohet gjyqi në themel, Veliaj kërkesë për transmetimin live të seancave
Këtë të hënë, 27 prill, në GJKKO pritet të zhvillohet seanca e gjykimit në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe 16 të pandehurve të tjerë, së bashku me 12 shoqëri tregtare apo organizata jofitimprurëse. Më 21 prill, Veliaj i kërkoi Gjykatës Administrative të lejojë transmetimin live të seancave gjyqësore të lidhura me padinë e tij, kundër prokurorit Ols Dado. Në kërkesën drejtuar gjyqtarit Hazbi Balliu, Veliaj argumenton se parimi i publicitetit të seancave, i parashikuar në ligj, duhet të zbatohet në mënyrë të plotë dhe efektive, duke i dhënë publikut mundësinë ta ndjekë drejtpërdrejt procesin. Veliaj kërkon që gjykata të lejojë ose praninë e mediave me kamera për transmetim të drejtpërdrejtë, ose të ofrojë vetë një sinjal...
Burimi:
javanews.al