Ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar të gjithë tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë
Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për ndërtim të paligjshëm, duke zaptuar të gjithë hapësirën e përbashkët të një pallati në Tiranë. Gjatë kontrollit dhe verifikimeve të kryera, përfshirë edhe monitorimin me dron, u konstatua se në tarracën e një pallati ishte ndërtuar pa leje një objekt që zinte të gjithë sipërfaqen. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Frederik Shiroka”, ku u evidentua se shtetasi me iniciale S. S., 57 vjeç, kishte ndërtuar një banesë pa leje në tarracën e një kompleksi banimi. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Burimi:
javanews.al