Ndërron jetë i burgosuri 69-vjeçar në IEVP Fier, ishte transferuar në spital në gjendje të rënduar

Ndërron jetë i burgosuri 69-vjeçar në IEVP Fier, ishte transferuar në spital në gjendje të rënduar

Një i burgosur 69-vjeçar ka ndërruar jetë në IEVP Fier, pasi u dërgua në spital në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas të dhënave paraprake, ai u transportua mëngjesin e sotëm drejt Spitali Rajonal Fier me puls dhe në gjendje të rënduar shëndetësore, duke shfaqur probleme si hipertension arterial, hiperuricemi dhe ankth. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, 69-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Trupi i pajetë ndodhet aktualisht në morgun e qytetit të Fierit, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar zyrtarisht shkakun e vdekjes. Luan Sali Bundo ishte dënuar me 10 vite burg për veprat penale “mashtrim” dhe “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, ndërsa i kishin mbetur edhe 4 vite e 11 muaj për të vuajtur nga dënimi.