Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata (ka qenë dhe ish-deputet i PD)

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata (ka qenë dhe ish-deputet i PD)

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Rustem Gjata, është ndarë nga jeta këtë të martë. Lajmin e trishtë e ka dhënë përmes një njoftimi në rrjetet sociale djali i tij, juristi Çlirim Gjata. Juristi shkruan se ceremonia mortore do të mbahet te shtëpia funerale “Alba 2000”, në Rrugën e Durrësit. “Të nderuar miq! Me hidhërim ju njoftoj se babai, Rustem Gjata, ndërroi jetë sot. Procesioni bëhet nesër, e mërkurë, dt. 29 prill, ora 11:00, duke u nisur nga shtëpia funerale ‘Alba 2000’, te Rruga e Durrësit. Me respekt, Çlirim Gjata”, shkruan ai në Facebook. Rustem Gjata është zgjedhur deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e para pluraliste në vitin 1992. Gjata ishte angazhuar në hartimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese, si anëtar i Komisionit të...