Nafta në bursë bie në 88 dollarë për fuçi, ekonomisti: Ja pse litri në Shqipëri duhet të ishte me 180 Lekë
Ekonomisti Pano Soko ka publikuar çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare, ku bie në sy një rënie e fortë, menjëherë sapo Irani njoftoi se kishte hapur plotësisht Ngushticën e Hormuzit, në përgjigjet të armëpushimit Izrael-Liban. Ai thotë se bursa PLATTS të cilës i referohet Bordi i Karburanteve kur fikson çmimet, ka regjistruar një nivel të ulët të shitjes së dieselit, në 1010 dollarë për ton, ose çmimi Brent në më pak se 90 dollarë për fuçi. Pano Soko thotë se herën e fundit që çmimi i naftës ka qenë kaq në bursat ndërkombëtare, në Shqipëri litri shitej me 180 lekë dhe nuk kishte fare Bord. “Çmimi i dieselit sot në Bursë ka rënë fuqishëm. ICE Futures (që është referues i PLATTS) për momentin janë në...
Burimi:
javanews.al