Mori leje dhe doli nga burgu, ‘zhduket’ në Durrës i dënuari për vrasje të mbetur në tentativë, por…

Mori leje dhe doli nga burgu, ‘zhduket’ në Durrës i dënuari për vrasje të mbetur në tentativë, por…

Një 49-vjeçar ka marrë leje dhe ka dalë nga burgu i Rrogozhinës, por nuk është rikthyer më sipas afateve. Menjëherë policia është vënë në kërkim të tij duke e lokalizuar dhe arrestuar sërish. “Kapet shtetasi E. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, i cili në vitin 2024 ishte trajtuar me leje shpërblyese nga IEVP, pasi vuante dënimin për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, por pas përfundimit të lejes nuk ishte kthyer më në IEVP për vuajtjen e dënimit të mbetur. Pas kapjes, ai iu dorëzua IEVP Rrogozhinë për vijimin e kryerjes së pjesës së mbetur të dënimit”, njofton policia.