Morën ambient me qira në Shkodër për fshehjen e drogës, dy të arrestuar, një në kërkim
Një rast i përdorimit të ambienteve me qira për të fshehur dhe shitur lëndën narkotike është zbuluar në Shkodër. Gjatë operacionit “Target Group” u arrestuan në flagrancë N. F. (18 vjeç) dhe K. Z. (20 vjeç), të dy banues në Shkodër, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, L. A. (23 vjeç), i cili kishte marrë me qira ambientin ku fshihej droga. Ata u arrestuan në lagjen “Manush Alimani”, me doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, të cilat i posedonin me qëllim shitjen, kryesisht tek moshat e reja. Edhe ambienti i marrë me qira ishte marrë po në lagjen “Manush Alimani”, nga bashkëpunëtori i tyre L. A., 23 vjeç, ku bashkë me dy të arrestuarit, fshihnin lëndën narkotike dhe e...
Burimi:
javanews.al