Me pistoletë në çantë, arrestohet 32-vjeçari në Kavajë
Një 32-vjeçar që lëvizte me armë zjarri është arrestuar nga Policia e Kavajës. Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij, Florjan Rrokajt iu gjetën pistoleta dhe fishekët, të cilat iu sekuestruan. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.
Burimi:
javanews.al