Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani
Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia britanike i akuzuar për abuzim me minorenë dhe keqtrajtim të të miturve. Mediat britanike raportojnë se 32-vjeçari me origjinë shqiptare i indetifikuar si Ardjan, ka lënë mbyllur në banesën dy fëmijët e tij të moshës 1 dhe 6 vjeç, për të shkuar në takim me një të mitur 14 vjeçare, të cilën e kishte njohur në rrjetet sociale. 32-vjeçari është vënë në pranga nga Policia e West Midlands në Birmingham. Autoritetet britanike po hetojnë gjithashtu rrethanat e komunikimeve online dhe akuzat që lidhen me organizim të aktiviteteve të paligjshme. Pamjet e publikuara nga arrestimi tregojnë momentin kur i dyshuari shfaqet i tensionuar dhe reagon ndaj oficerëve të policisë, ndërsa këta të fundit e shoqërojnë në pranga dhe kërkojnë...
Burimi:
vizionplus.tv