Mbrojtja e Veliajt i drejtohet Gjykatës së Lartë: Përshpejtoni rigjykimin!
Ashtu siç njoftoi gjatë një interviste, Plarent Ndreca avokati i Erion Veliajt dorëzoi në Gjykatën e Lartë kërkesën për përshpejtim të gjykimit ndaj kryebashkiakut mbasi Kushtetuesja zbardhi vendimin ku i lë disa detyra kësaj gjykate. Në kërkesën drejtuar Gjykatës së Lartë, mbrojtja argumenton se çdo vonesë në rigjykim ka pasoja të drejtpërdrejta jo vetëm mbi lirinë personale të Veliajt, por edhe mbi ushtrimin e mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Po ashtu, mbrojtja kërkon që Gjykata e Lartë të vlerësojë nëse masa “arrest në burg” vijon të jetë e domosdoshme dhe proporcionale, nëse janë shqyrtuar realisht masat alternative të sigurimit, si dhe nëse mbajtja e Veliajt në kafazin prej xhami gjatë seancave gjyqësore cenon dinjitetin njerëzor, prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën...
Burimi:
javanews.al