Mbeti viktimë e atentatit të sotëm, Kreshnik Mujeci i akuzuar për vrasje në 2016
39-vjeçari, i cili mbeti viktimë e një atentati sot brenda makinës së tij, ku udhëtonte me bashkëshorten në Balldren të Lezhës, është një emër i njohur për policinë. Mësohet se Kreshnik Mujeci së bashku me vëllezërit e tij, Lin dhe Jozef Mujeci, akuzohen se vranë në 6 tetor të vitit 2016 Gegë Mëhillin (i njohur edhe si Genc Mhillaj apo Gent Pjetri). Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Shkodër-Velipojë, pranë vendit të njohur si Mali i Jushit. Njëri prej vëllezërve, Jozefi, u arrestua një ditë pas ngjarjes kriminale, teksa ishte 21 vjeç. Ndërkohë rreth një vit më pas, në 2017, u arrestuan edhe dy vëllezërit e tjerë, Kreshnik dhe Lin Mujeci. Sipas policisë, ngjarja ndodhi pas një sherri të një dite më parë të asaj kohe....
Burimi:
javanews.al