Mbetën të plagosur nga shpërthimi i lëndës plasëse, ja si paraqitet gjendja e dy të rinjve
Dy persona mbetën të plagosur një ditë më pare si pasojë e një shpërthimi të një lënde plasëse në fshatin Mamaj të Tepelenës. Sipas të dhënave të raportuara nga gazetarja Sonila Mlloja, njëri prej të plagosurve, Xh.S., ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por me parametra jetësorë stabël. Ai po trajtohet në reanimacion për shkak të plagëve të shumta në fytyrë dhe trup. Ndërkohë, shtetasi tjetër, L.S., është jashtë rrezikut për jetën, por ka pësuar dëmtime në fytyrë dhe pritet të vijojë trajtimin mjekësor në spitalin e Traumës. Ngjarja u regjistrua ditën e djeshme (21 prill) rreth orës 13:40 në fshatin Mamaj. Sipas Policisë së Shtetit, dy të rinjtë, të moshës rreth 28 dhe 36 vjeç dhe shokë me njëri-tjetrin, dyshohet se u dëmtuan aksidentalisht nga...
Burimi:
javanews.al