Masakra e Lushnjës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm

Masakra e Lushnjës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun, duke rrëzuar rekursin e paraqitur prej tij për “Masakrën e Lushnjës”. Vendimi lidhet me atentatin e ndodhur në vitin 2017 në Lushnjë, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Laert Haxhiu u dënua me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës në shtator të 2017. Me këtë vendim, Gjykata e Lartë vulosi përfundimisht dënimin maksimal ndaj Haxhiut.