Lojëra fati dhe drogë/ 3 të arrestuar në Fushë-Krujë, mes tyre një punonjës policie

Lojëra fati dhe drogë/ 3 të arrestuar në Fushë-Krujë, mes tyre një punonjës policie

Një punonjës policie dhe dy persona të tjerë janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, pas një hetimi për organizimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin dhe veprimtari të tjera të paligjshme në zonën e Fushë-Krujës. Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në pranga ka rënë punonjësi i policisë Lutfi Dervishi, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Fushë-Krujë, i dyshuar për shpërdorim detyre dhe organizim të lojërave të fatit të paligjshme. Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan pajisje elektronike të dyshuara për baste, serverë kompjuterikë, pajisje regjistrimi, telefona celularë dhe lëndë të dyshuar narkotike. Në banesën e punonjësit të policisë u gjetën gjithashtu 119 fishekë të kalibrit 9 mm. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka persona...