Kuvendi i Shqipërisë ndëshkon deputetët, mbi 1.1 mln lekë penalitete për muajt shkurt–mars

Kuvendi i Shqipërisë ndëshkon deputetët, mbi 1.1 mln lekë penalitete për muajt shkurt–mars

Kuvendi i Shqipërisë ka aplikuar masa të rrepta financiare ndaj deputetëve që kanë munguar në seanca plenare dhe komisione gjatë muajve shkurt dhe mars. Shuma totale e penaliteteve kap shifrën e afro 1.1 milionë lekëve të reja (rreth 10 mijë euro), ku peshën kryesore të ndëshkimit e mban opozita, por pa mbetur jashtë as përfaqësues të mazhorancës. Kuvendi nuk ju ka dhënë paga deputetëve për ditët që janë përjashtuar me votat e socialistëve për situatat e krijuara në Kuvend.Muaji mars ka shënuar rekordin e penaliteteve me një total prej 992,085 lekësh të ndaluara nga pagat e 16 deputetëve.Renditja e deputetëve më të ndëshkuar në mars kryesohet nga emra të njohur të opozitës, të cilët u përjashtuan nga Byroja për shkak të kaosit në Kuvend: Elda...