Kush e spiunoi Ervin Matën? Jeta e tij si ‘Tommaso Buscheta’ në Brazil

Kush e spiunoi Ervin Matën? Jeta e tij si ‘Tommaso Buscheta’ në Brazil

Ervin Mata, një biznesmen kontravers ndërtimi i akuzuar nga SPAK për përfshirje në disa episode trafikimi droge nga Amerika Latine në Europë dhe Shqipëri, u arrestua katër ditë më parë në ishullin Ilhabela në Brazil. Ai kërkohej prej vitesh nga drejtësia shqiptare dhe kishte mundur t’i shpëtonte arrestimit, pasi jetoi mes Amerikës Latine, Spanjës dhe Brazilit, ndërkohë që në Tiranë, SPAK po zbardhte episodet kriminale ku ai ishte përfshirë, nga trafikimi i drogës, te krijimi i organizatës kriminale. “Manjati shqiptar Ervin Mata u arrestua në Ilhabela, në bregdetin e São Paulo, natën e së shtunës së kaluar (25), nga Policia Federale dhe Policia Ushtarake lokale”, raportoi CNN Brazil, derisa lajmi mbërriti dhe në Shqipëri. Biznesmeni i njohur në Tiranë deri pak vite më parë vetëm...