Kreu i SPAK: Politika s’përbën shqetësim për momentin, por do reagojmë ndaj çdo ndërhyrje ligjore që na cenon

Kreu i SPAK: Politika s’përbën shqetësim për momentin, por do reagojmë ndaj çdo ndërhyrje ligjore që na cenon

Kreu i SPAK iu drejtua sot Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke iu bërë me dije se deri në këto momente nuk paraqitet situatë problematike apo ‘presione’ nga retorika politike në lidhje me cenimin e kompetencave të institucionit që drejton. Por Klodian Braho por shtoi se nëse do të vënë re që kjo do të tentohet të bëhet përmes drafteve apo projekteve ligjore, do të ngrenë zërin. “Retorika në vetvete nuk përbën kërcënim, për ta kuptuar se kur do të jetë shqetësuese, është kur do shoqërohet me situatë ligjore që mund të prekë kompetencat e institucionit. Për momentin mendoj se nuk është problematike. Nëse do kemi ndonjë situatë të tillë, drafte apo projekte ligjore, ne do ngremë zërin do ta bëjmë publik. Këtë mendim dhe...