“Kosova është Serbi…!” Kërcënoi me shpërthimin e një bombe në Rinas, SPAK mbyll hetimet për rusin

“Kosova është Serbi…!” Kërcënoi me shpërthimin e një bombe në Rinas, SPAK mbyll hetimet për rusin

SPAK ka përfunduar hetimet ndaj shtetasit rus V.U, të akuzuar për kërcënimin e shpërthimit të një bombe në aeroportin e Rinasit, rreth 3 vite më parë. 44-vjeçari, është marrë i pandehur për “kanosje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. Sipas SPAK, në shkurt të vitit 2023 rusi ka dërguar një e-mail në adresën e Shefit Operacional të Rinasit, ku kërcënonte me shpërthimin e një bombe nëse qeveria Shqiptare nuk njeh Kosovën si Serbi, si edhe pretendonte të kishte marrë peng 2 shqiptarë. Nga hetimi i rastit rezultoi se e-maili ishte dërguar nga shtetasi, rezident në Selanik. Pas shkëmbimit të informacionit me palën greke dhe kontrollit, rezultoi se 44-vjeçari nuk kishte marrë njeri peng, ndërsa kishte edhe precedentë të mëparshëm në dërgimin e e-maileve kërcënuese.