Kontrolle në burgun e Shkodrës, ja çfarë u gjetën në 38 qeli

Kontrolle në burgun e Shkodrës, ja çfarë u gjetën në 38 qeli

Një kontroll është zhvilluar në burgun e Shkodrës, me urdhër të Drejtorit të Përgjithdshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi. Kontrolli u zhvillua në 38 dhoma. Në një nga qelitë, është gjetur një cigare e dëmtuar, që ishte hedhur në lavaman dhe dyshohet si lëndë narkotike. Po kështu, janë nxjerrë sende të tepërta dhe u rikontrolluan dy televizorë. Gjithahtu janë konstatuar dhe sekuestruar objekte të tjera të ndaluara. “Aksion kontrolli në IEVP Shkodër Në vijim të kontrolleve të befasishme për rritjen e sigurisë në institucionet penitenciare, u ushtrua një kontroll në IEVP Shkodër. Në zbatim të Urdhrit Nr. 626, datë 07.04.2026, të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Z. Adriatik Kupi, dhe nën drejtimin e Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, Forcat Operacionale dhe...