Konflikt mes dy të rinjve në Shijak, një i plagosur me armë zjarri. Policia jep detajet e para
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së dielës në Shijak. Policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të zbardhen detaje në vijim. Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për një konflikt mes dy të rinjve. Mësohet se i lënduari është B.Guri. Shijak/Informacion paraprak Rreth orës 17:30, në lagjen Lugina, Shijak, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve B. G. dhe E. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi B. G. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit E. B., autorit të dyshuar të plagosjes. Shtetasi B. G. është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e...
Burimi:
javanews.al