Kishte përshtatur ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës

Kishte përshtatur ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës

Policia e Durrësit ka finalizuar fazën e 19-të të operacionit të koduar “Storm”, pas një hetimi dyjavor të zhvilluar me metoda speciale hetimi. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasja Sh. S., 24 vjeçe, lindur dhe banuese në Brazil, e cila dyshohet se kishte organizuar aktivitet të kundërligjshëm prostitucioni në një ambient të marrë me qira. Sipas burimeve zyrtare, e reja kishte përshtatur ambientin në lagjen nr. 4 të Durrësit për ushtrimin e kësaj veprimtarie, me qëllim përfitimin e të ardhurave monetare. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, shtetasja ka refuzuar të hapë derën e ambientit, e cila është hapur më pas me ndihmën e shërbimit zjarrfikës. Në vijim të veprimeve procedurale, u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 3 shtetas shqiptarë për...