Kishin nxjerrë armët dhe po rrinin në pritë, parandalohet vrasja në Sarandë, 5 në pranga
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Silenciatori”, duke parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale dhe arrestuar pesë persona, të cilët dyshohet se kishin shkuar në qytet për të kryer një vrasje. Sipas Policisë, falë informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe ndërhyrjes së shpejtë të forcave të rendit, dy persona u kapën në flagrancë në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, ndërsa kishin nxjerrë nga automjeti dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator. Ata ndodheshin në pritë në një zonë pa ndriçim. Në pranga ranë S. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, dhe A. K., 26 vjeç, banues në Kavajë. Ndërkohë, u arrestuan edhe V. H., 20 vjeç, V. P., 31 vjeç dhe F. B., 21 vjeç, të akuzuar për veprën penale...
Burimi:
javanews.al