Kërcënoi, dhunoi dhe i përplasi automjetin 33 vjeçarit, arrestohet i riu me “Range Rover” dhe armë pa leje në Tiranë
Një 22-vjeçar është arrestuar nga blutë e komisariatit nr. 5 në lagjen ‘Bathore’ në kryeqytet pasi ka kanosur me armë zjarri një tjetër person, e ka dhunuar dhe i ka përplasur automjetin. I riu është konfliktuar me 33-vjeçarin për arsye ende të paqarta. 22-vjeçari, i cili drejtonte një ‘Range Rover’, i ka përplasur atij automjetin, ka qëlluar në ajër me armë zjarri si dhe me disa persona të tjerë e ka qëlluar me grushte. Policia ka sekuestruar ‘Range Rover-in’ e 22-vjeçarit ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e armës me të cilën është qëlluar në ajër. Sakaq, hetimet po vijojnë për ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. Njoftimi i Policisë: DVP Tiranë Kanosi me armë zjarri, për motive të dobëta, një 33-vjeçar, dhe...
Burimi:
javanews.al