“Ka xhama të blinduar”, Hoxha tregon kafazin ku mbahej sot Meta: U vendos që kur nisi SPAK

“Ka xhama të blinduar”, Hoxha tregon kafazin ku mbahej sot Meta: U vendos që kur nisi SPAK

Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, seancën e parë të gjyqit ndaj ish-presidentit Ilir Meta, u shpreh kundër mbajtjes së të pandehurve në kafaz qelqi. Ai u shpreh se kjo që ndodh në gjyqet e Prokurorisë së Posaçme nuk ndodh në asnjë vend, madje as në Kosovë ku ditët e fundit u bënë seancat për të pandehur që u dënuan me burgime të përjetshme. “Kam mbuluar çështjet e dretjësië, nuk kemi patur kafaze derisa u krijua prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda. U bënë kafaze të hekurta. Kur u krijua SPAK u vendos kafaz me xham. Gjatë kësaj vere iu bë rikonstruksion godinës ku është gjykata dhe kjo është salla numër 1, ka xhama të blinduar. Në...