Ish-kreu i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK, i komunikohet vendimi për zgjatjen e afateve të hetimit

Ish-kreu i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK, i komunikohet vendimi për zgjatjen e afateve të hetimit

Ish-kreu i ARRSH Gentian Gjyli është paraqitur këtë të premte (24 prill) në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ku i është komunikuar vendimi për zgjatjen e afateve të hetimit. Sipas SPAK, ky vendim është marrë për të pasur më shumë kohë në dispozicion për kryerjen e veprimeve të tjera hetimore. Për Gentian Gjylin, SPAK ka kërkuar 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera (2 episode), si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. Aktualisht Gjyli ndodhet në arrest shtëpie.